Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në Vushtrri ka konfirmuar për KOHËN shefi i Hetimeve të Policisë në Vushtrri, Abdulaziz Hoxha.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka konfirmuar se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka njoftuar se dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.
Po ashtu është konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ‘Mehmet Konjuhi’ dhe ‘Rifat Galica’ nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Vdes personi i dytë pas sulmit me armë në Vushtrri
-
Vrasja në Vushtrri, motiv dyshohet se ishte dëmtimi i veturës
-
Pesë të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Vushtrri
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit