Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhet laptopi i shkollës në Gjurkoc të Shtimes

Laptopi i shkollës në Gjurkoc të Shtimes është vjedhur të mërkurën.
Rasti është raportuar në Polici nga drejtori i shkollës dhe po trajtohet si vjedhje e rëndë.

“Fsh. Gjurkoc, Shtime 03.01.2024 - 14:00. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.