Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen tetë laptopë në një shkollë në Shtime

Drejtoresha e shkollës fillore në fshatin Carralevë të Shtimes ka raportuar në Polici se në këtë shkollë është kryer në vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se janë vjedhur tetë laptopë nga kabineti i biologjisë.

“Ankuesja femër kosovare drejtoreshë e shkollës fillore ka raportuar se person-a të panjohur, nga kabineti i biologjisë kanë vjedhur 8 (tetë) laptop. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.