Punëtori i një shkolle në fshatin Petrovë të Prizrenit ka njoftuar Policinë, se persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nga shkolla janë vjedhur një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve, si dhe janë dëmtuar dyert e shkollës.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i shkollës ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur: një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Hajnat vjedhin projektor dhe kompjuter në një shkollë në Lipjan
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Vidhet një laptop në një shkollë në Suharekë