Një shtetase e huaj ka raportuar se dy persona kanë hyrë me forcë në banesën e saj në Prizren, ia kanë grabitur rreth 2000 euro e dy telefona.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se po e heton rastin.
“GRABITJE/Prizren - 24.08.2025-15:20. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar