Është ndaluar për rreth 2 orë e gjysmë në Stacionin Policor në Dardani, Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Kohavisioni merr vesh se fjala është për një kundërvajtje ndaj Selimit, që ka çuar në mosbindje të tij ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë.
Koha.net ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës, por të premten mbrëma këtë gjë e ka pasur të pamundur.
Megjithatë, Kohavisioni ka arritur të flasë me deputetin Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.
Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së premtes.
-
Hetuesi që u “sulmua” nga vëllai i Selimit hetohej për vepra të tjera penale
-
Prokuroria liron policin e ndaluar që u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit
-
Vëllai i deputetit Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor
-
Ekskluzive: Momenti kur policët ndalojnë Ramadan Selimin
-
Selimi thotë se “e ka pritur hakmarrjen”