Prokuroria e Prishtinës nuk ka kërkuar masën e paraburgimit për zyrtarin policor, i arrestuar të premten, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
“Të dyshuarit me inicialet A.I. të premten i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por më pas me vendim të Prokurorisë i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Beka.
Vëllai i deputetit Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor
“Zyrtari policor me inicialet A.I. është liruar në procedurë të rregullt, derisa me propozimin e IPK-së ai është suspenduar. Procedura e hetimit vazhdon më tutje”, shtoi Beka.
Zyrtari policor A.I. ishte arrestuar pak ditë pas sulmit kundër tij nga Ramadan Selimi, që është vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.
Inspektorati Policor konfirmon arrestimin një zyrtari policor
Ramadan Selimi u arrestua mbrëmjen e 2 marsit nën dyshimin se kishte sulmuar zyrtarin policor.
-
Hetuesi që u “sulmua” nga vëllai i Selimit hetohej për vepra të tjera penale
-
Vëllai i deputetit Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor
-
Ekskluzive: Momenti kur policët ndalojnë Ramadan Selimin
-
Version më i zgjeruar i Policisë për sulmin ndaj policëve nga vëllai i Rexhep Selimit
-
Selimi thotë se “e ka pritur hakmarrjen”