Vëllai i deputetit Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor

Vëllai i deputetit Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor

03 mars 2018 19:03

Pak metra larg stacionit policor, Ramadan Selimi, vëlla i deputetit Rexhep Selimi, kishte ndalur veturën duke e penguar komunikacionin.

Për këtë ai është ndaluar nga një patrullë e policisë. Portali Koha.net ka siguruar edhe raportin intern të policisë, në të cilin thuhet se Ramadan Selimi, 58-vjeçar, nuk i kishte përfillur urdhrat e policit me inicialet A. I, të cilin më pas e kishte sulmuar në të dy këmbët, raporton KTV.

Për vëllanë ishte interesuar edhe vetë deputeti Selimi, i cili kishte shkuar në stacion policor, por që për dallim nga i vëllai, ky përshëndet policët.

Selimi thotë se ky rast nuk të bëjë me vëllanë por me temat që ai vetë i ka diskutuar në Kuvend.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë, por ata nuk janë përgjigjur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është informuar për rastin. Ai ka thënë se prokurori i rastit është marrë dy herë me këtë çështje.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që policët sulmohen nga familjarët e udhëheqësve politikë. Me drejtësinë janë përballur edhe djemtë e Adem Grabovcit, të cilët po ashtu kishin sulmuar zyrtarët policorë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme