Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, po e cilëson si hakmarrje ndaj tij, mbajtjen në arrest të vëllait të tij, Ramadan Selimi.
“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh sikur ky që po e shoh në media. E kam pritur...”, ka shkruar Selimi në një postim të tij në Facebook.
Selimi për Kohavision ka pranuar se ka qenë në Policinë e Kosovës, në Stacionin Policor në Dardani për t’u marrë me rastin e vëllait të tij, Ramadanin, për të cilin Policia e Kosovës njoftoi se ka sulmuar një zyrtar policor.
Lexo edhe: Vëllai i Rexhep Selimit 2 orë e gjysmë në Stacion Policor, për kundërvajtje
Sefaj thotë se Selimi pasi u lirua kërcënoi policin, Prokuroria po e trajton rastin
Edhe
Rexhep Selimi: Hakmarrja filloi, të shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh
Selimi kishte kritikuar në Kuvend dhe në media se Brenda Policisë së Kosovës ka krim të organizuar, e për këtë gjente lidhje me politikën në vend.