Policia thotë se vëllai i Rexhep Selimit sulmoi policët

Policia thotë se vëllai i Rexhep Selimit sulmoi policët

02 mars 2018 22:59

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Koha.net ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje të urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti më tutje ka shtuar se, “këto janë informatat që mund të japim tani. Jemi në pritje të përfundimit të procedurave të nevojshme policore që po ndërmerren nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin”.

Për KTV-në, Rexhep Selimi ka thënë se bëhet fjalë për kundërvajtje, e jo sulm ndaj policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme