Policia ka njoftuar se të shtunën ka vdekur burri që ishte rrëzuar më 4 shkurt nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë-Kosovë.
“Raportohet se me datë 11.02.2023 rreth orës 07:00, viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë të tretman mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e Policisë.
Punonjësi ishte rrëzuar nga lartësia, ndërsa ishte dërguar me lëndime të rënda në QKUK.
Policia kishte arrestuar dy burra, pronarë të kompanive punëkryese dhe ishin dërguar në mbajtje. Rasti ishte cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezik i sigurisë në vendin e punës”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime
-
Vdiq një grua në Fushë-Kosovë pasi ra nga një objekt