Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua në Fushë-Kosovë të martën, dyshohet se ra nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia tha se mori informatën rreth orës 16:20 dhe po e heton rastin.
“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën "Tahir Zemaj", në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.