Policia ka nisur hetim mbi një vdekje që ka ndodhur sot.
Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.
Policia e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.
"Po, është sjellë te ne në Qendrën Emergjente nga Malisheva, por edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të CPR, është konstatuar vdekja. Është sjellë pa shenja jete", ka thënë ai.
KOHA mësoi se për rastin policia ka arrestuar një mjek.
Edhe
Dy të arrestuar për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja
Burime i thanë KOHËS se klinika e stomatologjisë ku gruaja kishte shkuar për trajtim, ka qenë klinikë e gjinekologjisë fillimisht, por se gjinekologu i saj ka dalë jashtë Kosovës qe tri vjet. E këtë hapësirë e ka shfrytëzuar stomatologu, i cili i ka dërguar pajisjet e nevojshme për shërbime dentare aty dhe ka filluar punën.
Sipas burimeve, klinika ishte rilicencuar në vitin 2021.
Në vendin e ngjarjes është edhe inspektorati shëndetësor.
-
Paraburgim e arrest shtëpiak të dyshuarve që u përfshinë në vdekjen e gruas në Malishevë
-
Vitia për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë: Ky rast nuk do të kalojë në heshtje
-
MSH: Institucioni në Malishevë ku u trajtua 35-vjeçarja që vdiq vepronte ilegalisht
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës