Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë: Ky rast nuk do të kalojë në heshtje

Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar lidhur me vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë e cila kishte shkuar në një klinikë private për ta hequr një dhëmb.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë janë të tronditur nga ky rast.

Ka deklaruar se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.

“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa. Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë”, ka shkruar ai.

Vitia ka thënë se ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë.

Edhe MSH: Institucioni në Malishevë ku u trajtua 35-vjeçarja që vdiq vepronte ilegalisht Arbëri MSH: Institucioni në Malishevë ku u trajtua 35-vjeçarja që vdiq vepronte ilegalisht

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka përfunduar ai.

Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

"Po, është sjellë te ne në Qendrën Emergjente nga Malisheva, por edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të CPR, është konstatuar vdekja. Është sjellë pa shenja jete", ka thënë ai.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se institucion privat shëndetësor në Malishevë, në të cilin u trajtua 35-vjeçarja që shkoi për ta hequr një dhëmb e vdiq pasi iu komplikua gjendja, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Në një njoftim për media lidhur me këtë rast, Ministria ka bërë të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.

Edhe Dy të arrestuar për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja Kronikë Dy të arrestuar për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.