Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se institucion privat shëndetësor në Malishevë, në të cilin u trajtua 35-vjeçarja që shkoi për ta hequr një dhëmb e vdiq pasi iu komplikua gjendja, ka ushtruar veprimtari ilegale.
Në një njoftim për media lidhur me këtë rast, Ministria ka bërë të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.
“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor ‘Doktorat’ të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht thuhet se Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.
“Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.
-
Inspektorati zbulon katër institucione shëndetësore private që vepronin paligjshëm
-
Vitia për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë: Ky rast nuk do të kalojë në heshtje
-
Dy të arrestuar për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja
-
Vdiq një grua në Malishevë, shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja
- Vend i çudirave