Inspektorati i Shëndetësisë ka ndërmarrë aksione për inspektim të institucioneve shëndetësore, ndërsa ka identifikuar katër institucione shëndetësore private që kryenin veprimtari të paligjshme, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Siç është njoftuar nga MSH-ja, institucionet shëndetësore private të palicencuara ishin në Prishtinë, Pejë, Ferizaj dhe Fushë-Kosovë.
“Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër (4) institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara. Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, është thënë nga MSH-ja.
Para disa ditëve në Malishevë vdiq një grua 35-vjeçare që kishte shkuar të hiqte një dhëmbë. Ajo ishte trajtuar në një klinikë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka vepruar ilegalisht.
-
MSH: Institucioni në Malishevë ku u trajtua 35-vjeçarja që vdiq vepronte ilegalisht
-
Mbyllen 4 ordinanca private pasi ofruan jashtëligjshëm shërbime
-
113 gjoba për institucione shëndetësore, 4 operuan pa licencë
-
Inspektorati ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë