Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Ata janë arrestuar për rastin e vdekjes së një gruaje 35-vjeçare që ka ndodhur të martën në Malishevë. Ajo ka vdekur pasi që ka shkuar në një klinikë në Malishevë për ta hequr një dhëmb dhe pastaj i është komplikuar gjendja.
Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.
“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas Policisë të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
-
Vdiq një grua në Malishevë, shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja
-
Paraburgim e arrest shtëpiak të dyshuarve që u përfshinë në vdekjen e gruas në Malishevë
-
Vitia për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë: Ky rast nuk do të kalojë në heshtje
-
MSH: Institucioni në Malishevë ku u trajtua 35-vjeçarja që vdiq vepronte ilegalisht
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës