Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në spital një grua në Pejë, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë dhe po e heton rastin

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Pejë. 

Rasti ka ndodhur të shtunën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo thuhet se ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

“Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.