Të dielën ka vdekur në QKUK 26-vjeçarja që ditë më parë është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës.
Policia e Kosovës i tha KOHËS se është njoftuar nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës për vdekjen e saj, derisa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti ku tashmë viktima ishte lënduar rëndë ka ndodhur më 1 prill.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.
“Më datë 01.04.2025, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qyshk-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë. Sot më datë 04.05.2025, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se e njëjta ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
KOHA ka mësuar se viktima ishte goditur me veturë nga një zyrtar policor, që në atë moment nuk ishte në detyrë zyrtare.
-
Këmbësorja në gjendje të rëndë pasi u godit me veturë nga një zyrtar policor në Pejë
-
U godit nga autobusi, vdiq një grua në Prishtinë
-
Vdes në QKUK personi që u aksidentua në fillim të tetorit në Fushë-Kosovë
-
Vdiq personi i aksidentuar në Loxhe të Pejës
-
Vdiq motoçiklisti i aksidentuar një javë më parë