Një 26-vjeçar ka vdekur të shtunën mbrëma në Ferizaj pasi ka rënë nga tarraca e katit të tretë të një objekti banimi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se vdekja e të riut me inicialet R.K., është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “At Nikë Prela”.
“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar "Vdekje e dyshimtë".