Kronikë

Policia nis hetimet për 26-vjeçarin që u gjet i vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Vdes shoferi e lëndohen disa nxënës nga aksidenti i autobusit në Vushtrri

Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për vdekjen e një 26-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur mëngjesin e së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”, pranë fshatit Bob në Kaçanik.

Sipas njoftimit policor, autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku hetuesit kanë konstatuar se vdekja e personit me inicialet I.H., s’ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, derisa për këtë rast është njoftuar edhe prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.