Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, djali për përdorim të armës e vajza për deklarim të rremë në Polici.
Policia fillimisht ishte njoftuar mbrëmjen e së mërkurës për shkëmbim zjarri mes dy veturash, por në vendngjarje nuk kishte gjetur asnjë dëshmi.
Pas hetimeve, rreth dy orë më pas policët kanë gjetur një veturë të braktisur të vetaksidentuar e që kishte vrima të shkaktuara nga arma.
Vajza ka deklaruar se i dashuri i saj pasi ka shtënë drejt shtëpive, aksidentalisht ka plagosur veten. Më pas, policët djalin e kanë parë mbi kulmin e shtëpisë së tij, i cili ka kërcënuar se do bënte vetëvrasje.
“Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten. Përderisa njësitë policore ishin në kërkim të dyshuarit, i njëjti ishte verejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij dhe kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet, e me pas me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohet një 21-vjeçar, dyshohet se i sulmoi disa policë në Kaçanik
-
Plagoset një person në Prizren
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë