Një person është arrestuar në Kaçanik të hënën pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Çaka” në orën 23:00, ku policët u sulmuan nga i dyshuari teksa tentonin ta arrestonin.
I dyshuari është 21-vjeçar, me inicialet B.M, derisa gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se posedonte dy thika në veturë.
Ndaj tij janë iniciuar rastet “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Arrestohet pasi sulmoi dy policë, njëri prej tyre dërgohet në Emergjencë
-
Arrestohet gruaja që dyshohet se sulmoi policët në Kaçanik
-
Sulmohet polici në Kaçanik
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë