Një person është arrestuar të hënën në Kaçanik me dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor derisa po e arrestonte.
Polici u tha se ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor, e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"