Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet e tre muaj burgim të akuzuarin F.V. për shkak se kishte goditur për vdekje këmbësorin V.A. më 15 prill 2014.
Në njoftim theksohet se ai është dënuar për veprën “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.
F.V. i është marrë edhe leja e vozitjes si dhe i është ndaluar marrja e lejes së re në afat prej dy vitesh.
“I akuzuari F.V është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 15.04.2014, rreth orës 21:15 në Prishtinë, kishte drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit dhe në atë mënyrë që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju kushtuar kujdes të duhur pjesëmarrësve në komunikacion e kishte goditur këmbësorin V.A dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima kishte ndërruar jetë në QKUK-ë”, thuhet në njoftim.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.
Rasti ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.
-
Shoferi që goditi këmbësorin për vdekje, i dënuar edhe në dy raste tjera
-
Një muaj arrest shtëpiak pasi e goditi këmbësorin për vdekje me veturë
-
Dy vjet burgim pasi nga shpejtësia goditi një këmbësor për vdekje
-
Goditet nga vetura një këmbësor në Prizren, po trajtohet në QKUK
-
Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi