Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se V.G., i cili kishte goditur për vdekje Ferhat Bejtullahun në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë më 2 dhjetor të vitit të kaluar, kishte edhe dy raste tjera gjyqësore që kishin të bënin me shkelje të rregullave të komunikacionit.
Në përgjigjen e Gjykatës për KOHËN është thënë se V.G. ishte gjobitur me 200 euro për "rrezikim të trafikut publik" më 26 maj të vitit 2017 e po ashtu u dënua për “ngasje të veturës në gjendje të dehur ose të paaftë” me 3 muaj burgim me kusht dhe gjobë 160 euro në dhjetor të vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas Sistemit Menaxhues Informativ të Lëndëve SMIL figuron se V.G ka pasur dy raste gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal. P.nr.2785/2016 nga neni 378 KPRK- së, i cili është gjykuar me dënim me gjobë, në vlerë prej 200 euro – Vendimi është i plotfuqishëm me datë 26.05.2017 dhe P.nr.151/2016 nga neni 379 KPRK-së, i cili është gjykuar me dënim prej 3 muaj burgim me kusht, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda 1 viti dhe dënim me gjobë në vlerë prej 160 euro – Vendimi është i plotfuqishëm me datë 01.12.2021 - i shlyer nga evidenca penale pasi që ka kaluar afatin kohor të rehabilitimit ligjor të paraparë me dispozita të legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.