Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashin për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në të cilin humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.
Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues për marrjen e patentë-shoferit, si dhe iu ndalua pajisja me patentë-shofer për katër vjet.
Sipas aktakuzës, Gashi, duke drejtuar automjetin pa patentëshofer dhe në shiritin e dedikuar për autobusë e taksi, kishte goditur me veturë këmbësorin Ferhat Bejtullahun, i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Vullnet Gashi dënohet me 16 muaj burgim për aksidentin me fatalitet më 2023
-
Vdekja e këmbësorit, Prokuroria kërkon burgim efektiv ndaj të akuzuarit
-
Kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë: Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik
-
25 vjet burgim për Egzon Shalltin që goditje për vdekje me veturë Auron Ferizin
-
Shoqërohen në Polici dy persona që kanosen pas dënimit me 25 vjet burgim të Egzon Shaltit