Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashin për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në të cilin humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.
Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues për marrjen e patentë-shoferit, si dhe iu ndalua pajisja me patentë-shofer për katër vjet.
Sipas aktakuzës, Gashi, duke drejtuar automjetin pa patentëshofer dhe në shiritin e dedikuar për autobusë e taksi, kishte goditur me veturë këmbësorin Ferhat Bejtullahun, i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur.