Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës

trrrrrrrr

Tri pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë, që dyshohen se u trafikuan nga Kosova për t’iu shitur grupeve kriminale në Shqipëri, janë sekuestruar gjatë operacionit policor “Hallkat” në Maminas të Durrësit, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Policia njoftoi se në flagrancë është arrestuar M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se po i transportonte armët me automjet. Në pranga ka përfunduar edhe pasagjerja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta) dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, u gjet 1 dorezë hekuri.

“Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.