Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale të dhënies së ryshfetit.
I dyshuari, pronar i një barnatoreje, ka tentuar t’i japë 100 euro ryshfet një inspektori farmaceutik gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes, ndërsa ndërhyrja është bërë menjëherë pas tentativës për dhënie ryshfeti.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një shtetas gjerman në Kaçanik, ia ofroi policisë 100 euro për të mos e gjobitur