Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi të ikte nga qendra e paraburgimit në Graçanicë, kapet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar i cili ka qenë në paraburgim për 48 orë në Graçanicë kishte arritur të largohet nga dritarja e stacionit deri jashtë rrethojës së oborrit të stacionit, mirëpo është arrestuar nga njësitë policore.

Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi ishte lënduar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar për mbajtje në Qendrën e Ndalimit – Hajvali.