Një person është arrestuar në Prishtinë të premten mbrëma për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në rrugën "Ferid Curri" në Prishtinë, ku për pasojë viktima B.H, 36 vjeç, ka mbetur i plagosur. I njëjti është transferuar menjëherë në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Policia ka gjetur 14 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
I dyshuari, 23 vjeç, është në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjatë procedurës hetimore, nga i njëjti është sekuestruar një armë zjarri e llojit “Sig-Sauer”, me një karikator dhe tre fishekë, armë kjo e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.