Kronikë

Doli të shëtisë në parkun e spitalit, vdiq pacienti që po trajtohej në Prizren

pz

Policia ka nisur hetim mbi vdekjen e një personi që po trajtohej në Spitalin e Prizrenit. 

Sipas Policisë, viktima ishte duke u trajtuar dhe derisa kishte dalë në parkun e spitalit i ishte përkeqësuar gjendja. 

Trupi i tij është dërguar për obduksion. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.