Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë

Policia e Kosovës ka raportuar se në orët e vonshme të së mërkurës ka sekuestruar një armë zjarri në një aheng familjar në Skenderaj.

Siç ka njoftuar Policia, zyrtarët policorë me të marrë informacionin për të shtëna me armë kanë dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj dhe kanë identifikuar një aheng familjar nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Është sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe tetë gëzhoja.

Ndërsa është intervistuar i dyshuari F.S. (47). Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.