Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj

Të shtëna me armë zjarri

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri të cilën e ka gjetur në një aheng familjar në Skenderaj të shtunën, pasi ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna.

18-vjeçari K.Th. është intervistuar në cilësi të të dyshuarit.

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka thënë se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.

Image