Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me gaz, një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja në Skenderaj të dielën, pasi në një aheng familjar u dëgjuan të shtëna.
Siç njoftoi Policia të hënën, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar 28-vjeçari me inicialet G.G.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng”, thuhet në njoftimin policor, duke u bërë e ditur se në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja.
I dyshuari, pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt, e ndaj tij u iniciuan veprat penale “përdorim i armës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në aheng
-
Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj