Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se një person kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, të shtunën në Prizren.
Sipas njoftimit, i dyshuari për gjuajtjen ndodhet në arrati.
“Një mashkull kosovar, ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja të kalibrit të panjohur. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion
-
Ndalohet 44-vjeçari që shtiu me armë në aheng familjar