Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka dënuar sulmin me koktej molotovi në pastiçerinë “Sharr” në Mitrovicën e Veriut të dielën.
Sveçla u ka kërkuar organeve të rendit t’i identifikojnë sa më shpejt kryerësit e këtij sulmi dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
Ai u shpreh i bindur se sulmet e tilla nuk i frikësojnë e as ndalin qytetarët.
“Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin assesi dhe jam i bindur se nuk do t’i frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë. Rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka shtuar se po punohet në neutralizimin e ndikimit të grupeve kriminale të Serbisë në masë.
“Lufta jonë e pandalshme ndaj grupeve kriminale të Serbisë dhe neutralizimi i ndikimit të tyre në masë ka arritur të krijojë normalitet jetese me ç’rast shumë qytetarë tanë atje kanë filluar të krijojnë mundësitë për zhvillimin e tyre. Ky fakt duket se i pengon edhe disa mbetjeve kriminale të Serbisë në veri me ç’rast në mëngjesin e sotëm jam njoftuar se është sulmuar me koktej molotovi pastiçeria ‘Sharr’ në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ai.
Sulmohet me koktej molotovi lokali që e kishte vizituar Sveçla në veri
Pastiçeria "Sharr" në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me koktej molotovi mëngjesin e 14 korrikut, ka...-
Sulmohet me koktej molotovi lokali që e kishte vizituar Sveçla në veri
-
Sveçla: Disa biznese s’i plotësojnë standardet e sigurisë kundër zjarrit
-
Kurti për sulmin në Zveçan: Akt kriminal e terrorist me synim frikësimin e qytetarëve
-
I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri, Krasniqi akuzon Vuçiqin për nxitje
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri