Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ka nisur inspektimi në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve, me qëllim që të monitorohen respektimi i masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.
Ai ka shkruar në Facebook se nga inspektimet e Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, të bëra në Prishtinë dhe Pejë është konstatuar se në disa subjekte s’është plotësuar standardi i sigurisë, derisa atyre iu është dhënë afat për plotësimin e kërkesave ligjore.
Ministri Sveçla tha se do të merren masa të ashpra nëse ato subjekte s’i bëjnë ndërhyrjet e duhura.
“Në rast të mosrespektimit të sigurimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis. Mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet dhe nuk do lejojmë të rrezikohet në asnjë formë”, thuhet në njoftimin e tij.
Një zjarr masiv në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut i ka lënë të vdekur 59 persona e shumë të tjerë të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se lokali nuk kishte licencë ligjore për të operuar dhe kishte vetëm një dalje emergjente.
-
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Sveçla pas konfiskimit të armëve në Mitrovicën e Veriut: S’ka më strehë për kriminelët
-
Sveçla për Banjskën dhe rrezikun nga dronët e Serbisë – sot në “60 Minuta”
-
Sveçla: IPK-ja t'i hetojë lëshimet e Policisë në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës