Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor për shkak se është përfshirë në një aksident trafiku të dielën mbrëma në rrethinën e Suharekës.
Zyrtari policor, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka shkaktuar aksident me veturën e tij civile në kohën kur ishte jashtë orarit të punës.
Sipas njoftimit të IPK-së, pas pranimit të kësaj informate, Inspektorati i është përgjigjur rastit ndërsa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet më tej në njoftim.