Një polic është suspenduar nga detyra pasi është përfshirë në një konfrontim fizik gjatë kohës sa ishte jashtë detyrës, pas një aksidenti në komunikacion.
Sipas njoftimit nga Inspektorati policor, aksidenti mes dy veturave ka ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes.
Sipas njoftimit, palët e përfshira në këtë aksident nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë.
Para se të arrinte Policia, si rezultat i fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve dyshohet se nga dy të dyshuar përfshirë këtu zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare, është sulmuar njëra palë e përfshirë në këtë aksident .
Pas veprimeve hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm” nga IPK janë arrestuar dy të dyshuar, përfshirë edhe zyrtarin policor, ndaj të cilëve prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.
Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.
-
Suspendohet një polic pas incidentit me parking në një qendër tregtare
-
Suspendohet zyrtari policor që shkaktoi aksident në Suharekë
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre