Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet dhe suspendohet zyrtari policor, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

Arrestim / Foto: KOHA

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është arrestuar dhe suspenduar nga puna, pasi më 22 janar dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësore në Obiliq.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, ku jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, zyrtari policor ka shkaktuar aksidentin, e ndaj tij është iniciuar vepra penale “rrezikim i trafikut publik”.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private). Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ai është ndaluar për 48 orë.