Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Suhareka është arratisur nga stacioni policor, pasi kishte kuptuar që do të dërgohej në paraburgim.
Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se i dyshuari ishte ndaluar në bazë të urdhërarresteve të gjykatës.
“Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim, ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikur nga stacioni i Policisë. Policia është vënë në kërkim të tij. Për të dyshuarin është hapur edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë. Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektoriati policor është njoftuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Suharekë burri që iku para tri javësh nga stacioni policor
-
Suspendohet zyrtari policor që shkaktoi aksident në Suharekë
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Arratiset i dyshuari nga dritarja e stacionit policor në Gjakovë
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim