Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Suharekë, pasi u kap duke vozitur veturën personale pa regjistrim që nga viti 2019.
Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit kanë vepruar pas marrjes së informacioneve operative që ngritnin dyshime se polici në fjalë po përdorte automjet të paregjistruar. Pas verifikimit të informatave, sot zyrtari është ndaluar nga hetuesit e IPK-së dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit është konstatuar se vetura nuk kishte regjistrim që prej gjashtë vjetësh.
Në rast janë përfshirë edhe njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
IPK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit të Policisë së Kosovës dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në adresimin e rasteve të tilla.
Më herët gjatë ditës së sotme, IPK-ja rekomandoi edhe suspendimin e katër policëve të tjerë në Suharekë. Por nuk dihet nëse rastet lidhen me njëri-tjetrin.
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara
-
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
-
Inspektorati rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë