Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të stacionit në Suharekë, përfshirë një toger, një rreshter dhe dy zyrtarë të tjerë policorë.
Ky rekomandim u bë pasi hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore ne Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren.
“Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimi e IPK-së.
Tutje bëhet e ditur se po ndërmerren veprimet hetimore ndaj këtyre policëve në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Mos-ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
Inspektorati rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë
-
IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë
-
“Vetëvrasje” në stacion policor. IPK-ja e rekomandon suspendimin e tre policëve
-
I dyshuari vdiq në stacionin policor, IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve