Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, gjegjësisht njëri me gradën Rreshter ndërsa tjetri me gradën e Togerit, në Mitrovicë dhe Gjilan.
Për rastin e parë, dyshohet që zyrtari policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është iniciuar si rast.
Ndërsa në rastin e dytë, ekziston dyshimi se zyrtari policor me gradën Toger, derisa ishte duke u zhvilluar një intervistim në ambientet e IPK-së është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve por edhe procesit të intervistimit.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtine, ndaj Togerit, është iniciuar rast penal “Fotografimi dhe Incizimet tjera të paautorizuar” nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në raportin e IPK-së.
Rasti i parë ka ndodhur gjatë së mërkurës ndërsa rasti i dytë të enjten e 16 prillit.
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
Kërkohet suspendimi i dy policëve për gjuajtje me armë dhe një rreshteri që pengoi hetimin
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet