Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë.
Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore pas dyshimit se më 19 shtator zyrtarët nuk kanë raportuar veprimet dhe rrethanat që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë”, njoftoi IPK.
Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mosndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve, ka thënë Inspektorati.
-
Kërkohet suspendimi i dy policëve për gjuajtje me armë dhe një rreshteri që pengoi hetimin
-
Arrestohen 3 policë, tejkaluan autorizimet duke keqtrajtuar fizikisht një të prangosur
-
Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e tre policëve, u përfshinë në një incident në Klinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve që dyshohet se ushtruan dhunë