Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Klinë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një incident më 28 qershor, në oborrin e shtëpisë së një qytetari.
IPK-ja ka njoftuar të dielën se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari, derisa u tha se deklarimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike.
Inspektorati bëri me dije se policët dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën ‘Ismail Qemajli’ në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari. Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
-
Rekomandohet suspendimi i katër policëve në Podujevë, dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë
-
Kërkohet suspendimi i dy policëve për gjuajtje me armë dhe një rreshteri që pengoi hetimin
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit në Klinë
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi