Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se punonjësit policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
“Informacionet e para lidhur me këtë rast, IPK-ja i ka pranuar nga Policia e Kosovës dhe pas veprimeve fillestare hetimore dyshohet se dy zyrtarë policorë nga njësia e trafikut të kryeqytetit dhe një zyrtar tjetër i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë tejkaluar autorizimet e tyre të përdorimit të forcës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se incidenti a ndodhur më 11 nëntor në Fushë-Kosovë me rastin e një ndalimi në trafik të një qytetari nga zyrtarët policorë.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt sqarimit të rrethanave të këtij incidenti”, thuhet tutje në njoftim.
-
Rekomandohet suspendimi i 2 policëve të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë