Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me sprej nga i dyshuari të cilin po e paguante për një marrëveshje të shitblerjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është sulmuar me sprej të enjten.

Sipas raportit të Policisë kur është sulmuar viktima ka qenë duke e paguar të dyshuarin për një marrëveshje të shitblerjes.

“Prishtinë 18.01.2024-20:33. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ka qenë duke i dhënë të hollat një personit lidhur me një marrëveshje të shitblerjes, i njëjti e ka sulmuar atë duke i hedhur sprej dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE: